Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, deri në 18:30 votuan 48.46% e qytetarëve
Sipas të dhënave të Këshillit Shtetëror Zgjedhor të orës 18:30, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale sot në Maqedoninë e Veriut ka qenë 48.46 për qind. Në konferencën e radhës, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe ka pasur dalje relativisht të madhe të qytetarëve.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00. Kanë qenë gjithsej 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.814.317.
VMRO DPMNE-ja opozitare garon me Gordana Siljanovska-Davkovën. Lidhja Social Demokrate në pushtet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim garon me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i Karposhit në Shkup dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”./KosovaPress/