Zgjedhjet për Brandenburg, garë e ngushtë SPD - AfD
Bota
Lexohet për: 1 min.
j6565j6
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë të Gjermanisë është në garë të ngushtë me Socialdemokratët (SPD) në zgjedhjet e sotme për landin Brandenburg, sipas sondazheve të daljes.

Partia Socialdemokrate (SPD) e kancelarit Olaf Scholz u parashikohet të fitojë 31.2% - 29.9% të votave, sipas sondazheve të daljes nga transmetuesi publik ARD.

AfD kundër emigrantëve parashikohet të del e dyta duke rritur numrin e votave me më shumë se 6 pikë përqindjeje në 29.9%, që tregon rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë në Brandenburg.

Partia populiste e sapoformuar e krahut të majtë, Bundnis Sahra Wagenknecht (BSW), pritet të fitojë rreth 12% dhe të bëhet grupi i tretë më i madh në parlamentin e landit gjerman.

Sondazhet e daljes treguan se shumica e votuesve ishin të shqetësuar për mirëqenien e tyre ekonomike dhe po kërkonin masa më të forta nga autoritetet për të ndaluar migrimin e parregullt dhe për të adresuar kërcënimet e sigurisë së brendshme. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024