Zgjedhjet në veri, Haxhiu: KQZ dhe insitucionet e sigurisë të vlerësojnë situatën
Lexohet për: 1 min.
339633660_242869878202874_7274395634216481442_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se është në përgjegjësinë e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe insitucioneve të sigurisë për të vlerësuar mbajtjen ose jo zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Haxhiu, në konferencë për medie tha se çfarëdo kërkese që ka KQZ-ja do ta zbatojë ekzekutivi.

Në lidhje me rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri, ajo tha se e Qeveria e ka dënuar rasti dhe se katër zyrtarët policorë janë në mbajtje dhe janë suspenduar nga puna.

Megjithatë, ajo theksoi se Policia e Kosovës është më kredibile në rajon.

Në lidhje me procesin gjyqësor të ish krerëve të UÇK-së në Hagë, Haxhiu u shpreh se beson në pafajësinë e tyre.

Në konferencë për medie, ishte edhe ministrja   e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se pret ulje të çmimeve të produkteve bazë, pas uljes së çmimit të naftës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024