Zgjedhjet në Maqedoni, prokuroria publike njofton për parregullsitë
Lexohet për: 2 min.
bajrami-080524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të Përkohshëm të Prokurorisë Publike, për monitorimin e krimeve të mundshme kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe parregullsive të tjera zgjedhore, tha se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë Veriore janë në përgjithësi të qeta. Në një konferencë për media, Bajrami ka thënë se ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal për ryshfet, njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, ndërsa ndaj tjetrit janë duke vazhduar me procedurat e rregullta.

Kryetari i Komisionit të Përkohshëm të Prokurorisë Publike, ka thënë se janë duke vëzhguar çdo parregullsi të mundshme gjatë procesit zgjedhor. Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhje të dyfishta. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues. Diferenca në numrin e votuesve është 1033 dhe kjo është për shkak të votuesve që kanë mbushur 18 vjet. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në këto zgjedhje do të jenë mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj dhe rreth 80 gazetarë të huaj. Gjatë ditës së djeshme votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votoi edhe diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi për parlamentaret nuk u mbush numri i nevojshëm i kërkesave për organizim të zgjedhjeve. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve. /E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024