Zgjedhjet në Maqedoni: Numërohen 81.06% e votave, rreth 20.000 të pavlefshme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar deri më tash 81.06 për qind të votave ose 1 milion e 470 mijë e 669 për raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale. Prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 40.05 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.55. Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.15 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.99 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.47, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.30 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.72 për qind.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 719.175. Deri më tash janë 19.490 fletëvotime të pavlefshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm. Raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317. Sipas Këshillit Shtetëror Zgjedhor, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 49.27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024