Zgjedhjet në Greqi, pesë të arrestuar pas akuzave për blerje votash
Lexohet për: 1 min.
asdasd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në orët e mbrëmjes të së shtunës nga efektivët e policisë së OPKE-së, në zonën e Kardicës janë arrestuar 5 shtetas për shkelje të ligjit zgjedhor.

Bëhet fjalë për tre bashkëpunëtorë të kandidatit për deputet të SYRIZA-s, Georgios Vaiopoulos dhe dy romë.

Në mënyrë të veçantë, gjatë kontrollit, brenda një automjeti në pronësi të njërit prej të arrestuarve u gjetën 197 letërnjoftime, pasaportë, 2 fotokopje karta identiteti si dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante kartën e kandidatit për deputet dhe pesë fletë votimi, me emrin e kandidatit tashmë të shënuar.

Në të njëjtën kohë, dy prej të arrestuarve iu gjetën gjithsej 6060 euro.

Nga ana e Departamentit të Sigurimit të Kardicës, që po kryen hetimet paraprake përkatëse, janë sekuestruar të gjitha sendet e gjetura më sipër, pasi nga hetimet janë zbuluar prova të afrimit të zgjedhësve brenda kampit të romëve, për të votuar kundrejt një shume parash kandidatin për deputet.

Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria e Kardicës. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025