Zgjedhjet e jashtëzakonshme po monitorohen edhe nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Francës
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po monitorohen edhe nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim i Francës
07/06/2026 - 12:22
Linku u kopjua
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë po monitorohen nga 75 vëzhgues të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Francës.
Në lidhje me këtë monitorim të procesit për KosovaPress ka folur Ambasadori i Paqes, Tahir Shabani, i cili tha se procesi ka nisur mbarë në vend.
“Për ne, procesi ka filluar mbarë, që nga mëngjesi jemi të shtrirë në territorin e Kosovës me 75 vëzhgues. Pas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është Organizata Ndërkombëtare dhe pastaj rangu i tretë është Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ku me vite të tëra i vëzhgojmë proceset zgjedhore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Përbërja e delegacionit është nga mërgata, nga trojet shqiptare. Po e vëzhgojmë një proces që është transparent dhe po shkon mbarë. Neve na mbetet që t’i bëjmë raportet tona dhe shpresoj që shqiptarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, bëjmë apel që të gjithë t’i kthehen kutisë së votimit dhe të shprehen përmes votës së lirë”, tha ai.
Tutje, Shabani u shpreh se aktualisht janë duke e monitoruar procesin e votimit në Ferizaj, Viti, Gjilan, Shtime, Lipjan, Pejë dhe se delegacioni nga Shkodra do ta monitorojnë Prizrenin.