Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Arbër Tolaj me numër 34, ka akuzuar qeverisjen Kurti për dështim, duke thënë se nuk ka kryer asnjë punë për qytetarët, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve në sektorin energjetik.
“E ka lënë vendin në terr nuk e ka bërë asnjë punë për këtë vend e rezultati përfundimtar është zero-zero”, ka thënë Tolaj në një video-mesazh në rrjetin Facebook.
Ai ka thënë se qeverisja Kurti për mos punë duhet të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt dhe të shkojë në opozitë.
"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"