Artan Nimani merr mbështetje në Ponoshec dhe Babaj të Bokës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Artan Nimani ka marrë mbështetje nga banorët e Ponoshecit dhe atyre në Babaj të Bokës.
Pas një takimi të zhvilluar në kuadër të fushatës elektorale, Nimani tha se u dëshmua edhe njëherë përkushtimi ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.
“Në një tubim madhështor, banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137. Këto vende, që historikisht i kanë qëndruar pranë Ramush Haradinajt në luftë dhe në paqe, dëshmuan se vazhdojnë të jenë zëri i sakrificës dhe qëndresës. Fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e Koalicionit janë garancia e fitores dhe ndryshimit të duhur për Kosovën”, shkroi Nimani në Facebook.
Nimani mban numrin 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fituese dhe zotohet se do të mbrojë dhe avancojë interesat e qytetarëve, duke u siguruar që kërkesat dhe nevojat e tyre të jenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes.
“Ponosheci dhe Babaj i Bokës kanë dhënë një mesazh të qartë: Së bashku drejt fitores. Koalicioni për Kosovën Fituese është zgjedhja e duhur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Artikull i sponsorizuar