Zgjedhje paqësore në Nepal, muaj pasi Gen z rrëzoi qeverinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhje paqësore në Nepal, muaj pasi Gen z rrëzoi qeverinë
Nepal
05/03/2026 - 13:37
Linku u kopjua

Në Nepal u mbajt të enjten zgjedhja e parë kombëtare që nga kryengritja e dhunshme e udhëhequr nga të rinjtë (Gjenerata Z) në shtator, e cila rrëzoi qeverinë. Votimi ishte paqësor, me masa të rrepta sigurie dhe pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.

Rreth 19 milionë votues të regjistruar zgjodhën drejtpërdrejt 165 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa 110 vende të tjera do të shpallen me sistem proporcional, shkruan AP, transmeton KosovaPress.

Zgjedhjet pritet të jenë një garë kryesisht midis partive të vjetra dhe Partisë Kombëtare të Pavarur, e udhëhequr nga reperi i kthyer politikan, Balendra Shah, i cili mori pjesë në kryengritjen që rrëzoi kryeministrin e mëparshëm.

Protestat kundër korrupsionit dhe qeverisjes së dobët nisën pas një ndalimi të mediave sociale dhe u shndërruan në një kryengritje popullore, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026