Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Suharekë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se incidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:05 të mëngjesit në Topliçan të Suharekës, ku ka mbetur e plagosur edhe një femër.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë aksionin për arrestimin e tyre.
“Dy të dyshuar Ç.S. (22) dhe A.A. (23) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, A.D. (18) është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”.