“Zemër, ke dështu”, rinia e LDK-së me aksion para Qeverisë në tre vjetorin e fitores së VV-së
Lexohet për: 2 min.
forumi-i-LDK
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me rastin e 3-vjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Ata kanë shpërndarë fletushka në formë të zemrës për qytetarët, në të cilat shkruhet “Me zemrën në darkë, për zemër jashtë vendit”, “Zemra të mban gjallë, por t’lëshon kur të vjen fatura”, “Zemrën plot, kuletën thatë”.

Kryesuesi i këtij forumi, Paris Guri, tha se edhe në vitin e saj të katërt, kjo qeveri po vazhdon të dështojë në shumë segmente, si në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe shumë sfera të tjera.

“Në vitin e saj të katërt kjo qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në ekonomi, në shëndetësi, në marrdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji dhe në secilën sferë tjetër”, tha Guri.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar mbi 50% të votave, duke formuar Qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024