Zemaj kritikon ministrin Vitia: S’po punon fare për shëndetësinë
Lexohet për: 2 min.
405878552_866411571805128_4431912660050157993_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në konferencë për medie të premten, tha se faktet tregojnë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk po punon fare për shëndetësinë.

“Kjo qeveri nëse shumë pak ka punuar në fusha të tjera, po e themi me bindje të plotë se në shëndetësi nuk po punon fare. Janë faktet që tregojnë se nuk kanë punuar fare, madje këto faktet tregojnë qartë paaftësinë e tyre qeverisëse. Për tri vite qeverisje janë ndërruar tre ministra, përfshirë edhe vet Kurtin si të vetë emëruar në komisionin e tij ekzekutiv dhe katër drejtor të SHSKUK-së. Po ashtu nuk ka asnjë strategji për shëndetësi, më shumë se 200 mjekë në vit po na ikin dhe për ikjen e tyre nuk ka asnjë reagim nga qeveria", ka thënë Zemaj.

Sipas tij, Projektligji për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore i paraparë të miratohet gjatë këtij viti është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Në anën tjetër, ai tha se dorëheqjet në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës tregojnë për ndërhyrjet politike të ministrit Vitia.

I pyetur për çështjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Zemaj nuk pranoi të flas, teksa tha se LDK-ja do të del me qëndrim nesër pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025