Zelensky zëvendësoi bashkëpunëtorët e tij
Lexohet për: 1 min.
Zelensky
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë - Serhiy Shefir nga pozita e ndihmësit të parë të kreut të shtetit dhe tre këshilltarëve - Oleh Ustenko, Serhiy Trofimov dhe Mykhailo Radutsky. Urdhrat për shkarkimin janë publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Shtetit, sipas Ukrinform.

Shefir u emërua ndihmës i parë i kreut të shtetit më 21 maj 2019. Ustenko mbajti postin e këshilltarit të kreut të shtetit nga 28 maj 2019 dhe Radutsky nga 30 korriku 2019. Trofimov u emërua si këshilltar i Zelensky më 4 nëntor 2020, pasi ai u shkarkua nga posti i zëvendësshefit të parë të kabinetit të presidentit në të njëjtën ditë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025