Zelensky në Gjermani, takohet me Steinmeier dhe Scholz
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier, vizita e tij e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Udhëtimi erdhi një ditë pasi Gjermania njoftoi se do të furnizonte Kievin me armë me vlerë rreth tre miliardë dollarë.
Më vonë të dielën, presidentit Zelensky do t'i jepet një çmim prestigjioz, çmimi Charlemagne, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi kanë qenë: Winston Churchill, Papa Françesku dhe Bill Clinton.
"Tashmë në Berlin. Armët. Paketa e fuqishme. Mbrojtja ajrore. Rindërtimi. BE. NATO. Siguria.", shkroi Zelensky në Twitter.
Të shtunën, Gjermania ka zbuluar paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Berlini ka njoftuar se do të furnizonte Kievin me armë me vlerë 2.7 miliardë euro, përfshirë tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore.