Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.
Për zbatimin e plotë të Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur me dhunë, Kosova dhe Serbia u pajtuan në dhjetor të vitit të kaluar. Dakordimi për themelimin e Komisionit u bë gjatë takimit trepalësh ndërmjet kryenegociatorëve, me të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Misioni im i parë i vitit më çoi në Shtetet e Bashkuara. Në Uashington D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, shkroi Lajçak.
Ai shkroi se e ka informuar edhe zëvendës sekretarin e Shtetit, Richard Verma, përpara vizitës së këtij të fundit në rajon.Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndër zotimet në këtë deklaratë janë qasja në informacione të besueshme, përfshirë edhe atyre me status të kualifikuar dhe vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.