Zelensky: Ushtarët ukrainas e koreano-veriorë do të përleshen në Kursk
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky: Ushtarët ukrainas e koreano-veriorë do të përleshen në Kursk
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai pret përleshje midis trupave të Koresë së Veriut dhe Ukrainës brenda disa ditësh, raporton Newsweek.

Në një intervistë për Sistemin e Transmetimeve Koreane, transmetuesi kombëtar i Koresë së Jugut, Zelensky tha: "Deri më tani, trupat e Koresë së Veriut nuk kanë marrë pjesë në beteja. Ata po përgatiten të marrin pjesë në betejat në Kursk".

Liderët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Koreja e Veriut ka dërguar afërsisht 10 mijë trupa për të ndihmuar fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke ngritur shqetësime se përfshirja e thelluar e Phenianit në luftën evropiane mund të destabilizojë Indo-Paqësorin, duke ndikuar veçanërisht në dinamikën e sigurisë që përfshin Japoninë dhe Australinë.

Zelensky konfirmoi se ai diskutoi së fundmi këtë çështje me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, duke e paralajmëruar atë se rreth 3 mijë trupa të Koresë së Veriut janë vendosur tashmë pranë vijës së frontit ukrainas, me pritjet që numri së shpejti mund të rritet në 12 mijë.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, gjeneralmajor Pat Ryder tha të martën se një numër relativisht i vogël trupash koreano-veriore kanë mbërritur në Kursk, ku forcat ruse po luftojnë kundër ofensivave ukrainase. Ai shtoi se një kontingjent shtesë prej disa mijëra është aktualisht në rrugën e tij drejt zonës. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024