Zelensky: Ukraina ka nevojë për 800 milionë euro për nevojat e popullatës gjatë dimrit
Lexohet për: 1 min.
Volodymyr Zelensky
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi sot se Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës u shkatërrua nga sulmet ruse, ka nevojë për "të paktën 800 milionë euro" ndihmë urgjente për të përmbushur nevojat e popullsisë gjatë dimrit.

Zelensky foli përmes videolidhjes në hapjen e konferencës ndërkombëtare të solidaritetit me Ukrainën, organizuar në Paris.

“Ne kemi nevojë për disa kategori pajisjesh, transformatorë, pajisje për restaurimin e rrjeteve të tensionit të lartë, turbina me gaz... Sistemi ynë energjetik ka nevojë, të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndihmë urgjente nga sistemi energjetik evropian, d.m.th., energji elektrike nga vendet e Bashkimit Evropian në Ukrainë”, tha ai.

Presidenti ukrainas shtoi se kjo ndihmë "do të kushtojë rreth 800 milionë euro".

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi sot vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit që të "rezistojnë gjatë këtij dimri" Rusisë.

Duke folur në hapjen e konferencës në Paris, Macron tha se "Rusia po përpiqet të mbjellë terror në popullatën e Ukrainës duke sulmuar infrastrukturën civile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024