Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin.
Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se këto sulme mund të përfshijnë dëmtimin e infrastrukturës vitale, incidente ndër-etnike të nxitura nga Serbia, panik në mesin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të një vendi të pasigurt.
Islami për KosovaPress potencon se institucionet e sigurisë në vazhdimësi kanë kryer punë të shkëlqyer dhe nuk e konsideron të nevojshme shtimin e forcave policore. Sipas tij, duhet të ketë plan operativ jo vetëm për festat e fund-vitit, por edhe për të ardhmen.
Njohësi i sigurisë shprehet se Qeveria serbe përmes sulmeve të tilla është e interesuar të ndjellë frikë dhe pasiguri sidomos për qytetarët në katër komunat veriore.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.