Zelensky: Sulmet raketore ruse shkatërruan infrastrukturën energjetike në Kiev
Lexohet për: 1 min.
Volodymyr Zelensky
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë në shumë zona si rezultat i dëmeve nga sulmet ruse të shkaktuara në infrastrukturën energjetike, ku Kievi po përjeton humbjet më të mëdha.

Zelensky tha në Telegram se sulmet me raketa të ushtrisë ruse të premten shkatërruan pjesë të shumta të linjave të transmetimit elektrik të Ukrainës.

Ai tha se ka probleme me ofrimin e shërbimeve të ujit dhe energjisë elektrike në disa rajone.

"Pozicioni i Kievit është i tmerrshëm," tha ai.

Zelensky tha se autoritetet parashikojnë ndihmë të mëtejshme nga partnerët në zonë me sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se si rezultat, "forma kryesore e terrorit rus (terrori raketor) do të bëhet e pamundur"./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025