Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një ofensivë më të gjerë në veri dhe lindje që synon të pushtojë Kharkiv, rajone ku Moska po vazhdon sulmet e saj në shkallë të gjerë qe nga 10 maji.
"Ata nisën një operacion që mund të përbëhet nga disa valë, dhe kjo është e para," tha Zelensky në momentin kur Rusia filloi fushatën e saj më të madhe të pushtimit territorial qe nga fundi i vitit 2022.
Zelensky thotë se Rusia dëshiron të sulmojë Kharkiv, një qytet që është vetëm disa dhjetëra kilometra larg nga fronti, pas dështimit për kapjen e tij në vitin 2022.
Ai tha për mediat franceze se Ukrainës i mungon personeli ushtarak. "Ka mjaft brigada që u mungojnë njerëzit."
Presidenti ukrainas shprehu keqardhjen që ka vetëm një të katërtën e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që i nevojiten Kievit dhe shtoi se i duhen edhe 120 deri në 130 avionë luftarakë F-16, duke iu referuar ndihmës së Perëndimit.