Zelensky paralajmëron hakmarrje për sulmin në Odessa
Lexohet për: 2 min.
zelensky-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky u shpreh sot se do të ketë hakmarrje për sulmin e Rusisë në qytetin ukrainas, Odessa.

Ai, në një postim në Twitter shkroi se s’ka justifikim për ligësinë ruse.

“Raketa kundër qyteteve paqësore, kundër ndërtesave të banimit, kundër një katedraleje...Nuk ka asnjë justifikim për ligësinë ruse. Si gjithmonë, kjo ligësi do të humbasë dhe do të ketë patjetër hakmarrje ndaj terroristëve rusë për Odessën. Ata do ta ndjejnë këtë hakmarrje.”, tha ai.

Tutje, Zelensky shtoi se personat e prekur nga sulmi në Odesa po ndihmohen dhe premton se paqja do të rivendoset në vend.

“Të gjithë atyre që kanë pësuar nga ky sulm i fundit terrorist po u ofrohet ndihma. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që po ndihmojnë njerëzit dhe për të gjithë ata që janë me Odessën në mendimet e tyre. Ne do ta kalojmë këtë. Ne do të rivendosim paqen. Dhe për këtë, ne duhet të mposhtim ligësinë ruse”, shtoi Zelensky.

Një civil është vrarë si pasojë e sulmit rus në Odessa, ndërsa është raportuar për mbi 10 persona të lënduar./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/sulmi-i-rusise-ne-odessa-vritet-nje-civil/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025