Zelensky: Nafta ruse duhet të sanksionohet plotësisht
Lexohet për: 1 min.
Volodymyr Zelensky
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka përshëndetur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke i cilësuar gjithashtu si të pamjaftueshme.

Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i bën thirrje perëndimit të shkojë më tej dhe të bojkotojë përdorimin e naftës ruse.

Ai thotë se dështimi për të rënë dakord mbi një embargo po i kushton jetë njerëzve ukrainas.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, me më shumë se gjysmën e eksporteve të saj drejt Evropës.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA.

Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t'i marrë seriozisht negociatat e paqes.

Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse duhet të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar./BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025