Zelensky: Kur të marrim armë e garanci mund të takohemi me vrasës rusë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky: Kur të marrim armë e garanci mund të takohemi me v*asës rusë
12 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie të NATO-s përpara bisedimeve të mundshme me Rusinë për t'i dhënë fund pushtimit që filloi në vitin 2022.

Zelensky pas një takimi me shefen e re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e ri të Këshillit Evropian Antonio Costa në Kiev, tha se ftesa për t'u anëtarësuar në NATO është e nevojshme për mbijetesën e ukrainasve.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për armë, duke përfshirë një sasi të mjaftueshme armësh të ndryshme për distanca të gjata.

"Vetëm kur t'i kemi të gjitha këto elemente dhe kur të jemi të fortë, do të duhet të përcaktojmë agjendën për takimin me vrasësit", tha Zelensky duke iu referuar thirrjeve nga aleatët e Kievit për fillimin e negociatave me Moskën.

Megjithatë, diplomatët perëndimorë besojnë se ka pak mundësi që Aleanca t'i japë Ukrainës statusin e një anëtari në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh kundërshtimin e një numri të madh vendesh që kanë frikë nga përfshirja direkte në luftë me Rusinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024