Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, po presim Trumpin
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, presim të dëgjojmë Trump
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se lufta ruse kundër vendit të tij ka mundësi të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ai këto komente i bëri sot në një bisedë me mediat e huaja në konferencën e tretë ndërkombëtare të sigurisë për ushqimin, gruri nga Ukraina në Kiev.

"Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron që lufta të përfundojë. Kur Shtetet e Bashkuara të marrin një pozicion më të fortë. Kur jugu global të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe të qëndrojë pranë fundit të luftës. Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por jam i bindur se kemi të gjitha shanset që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”, tha Zelensky, transmeton Ukrinform.

“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve nga liderët e vendeve afrikane, aziatike dhe arabe. Do të doja të dëgjoja gjithashtu propozimet e presidentit të ri amerikan dhe mendoj se do t'i dëgjojmë në janar dhe do të kemi një plan për t'i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.

Gjatë fushatës elektorale, presidenti i sapo zgjedhur amerikan Donald Trump vazhdimisht e bëri të qartë se donte të reduktonte mbështetjen e madhe të SHBA-së për Kievin. Qëkur u zgjodh, ai nuk e ka përmendur se “do t'i jep fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve” sikur më herët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025