Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi theksoi se nga gushti kur ka marrë këtë pozitë ka probleme të shumta që ka identifikuar dhe ia ka prezantuar bordit.
Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka deklaruar se asgjë nuk është jashtë kontrollit dhe janë në koordinim me Ministrinë e Financave.
"Unë kam interes që problemet që janë akumuluar me kohën të zgjidhen në afat të shkurtër. E gjeta ashtu siç është...buxheti është sfidë për momentin dhe ka rezultuar nganjëherë me vendime që duhet të merren aty për aty. Nuk është asgjë jashtë kontrollit dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave", tha ajo.
Ajo ka shtuar se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.
Ajo ka shtuar se ka disa departamente që ka lista më të gjata të pritjeve.
"Sfidë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve. Po pres një plan prej drejtorit, jo çdo klinikë me pas anesteziolog. Ka edhe opsione tjera që jemi duke diskutuar", ka shtuar ajo.