Zbulohet trajneri favorit për stolin e Barcelonës
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Xavi Hernandez nuk do të jetë pas këtij sezoni në detyrën e trajnerit të Barcelonës, dhe kjo e fundit ka filluar punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, Hansi Flick është kandidati favorit për stolin e Barcelonës, raporton KosovaPRESS.

Thuhet se veçse ka pasur bisedime fillestare mes dy palëve. Presidenti i Barçës, Joan Laporta e vlerëson lartë Flick dhe nuk e ka hequr vëmendjen kurrë nga ai. Flick veçse kishte qenë kandidat për punën e trajnerit te kampioni spanjoll edhe para se të merrte drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Ende nuk ka ndonjë vendim final nga Laporta ose Deco, por Flick është i hapur rreth mundësisë që të bëhet trajner i Barcelonës.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024