Gazetari gjerman, Florian Plettenberg pretendon se Roberto De Zerbi është njëri nga alternativat e Bayern Munichut për trajner, por trajneri i Brightoni pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.
De Zerbi ka kontratë me Brightonin deri në qershor të vitit 2026, por disa nga klubet më të mira evropiane janë lidhur me të për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës, raporton KosovaPress.
Gazetari i “Sky Sport Deutschland”, Florian Plettenberg, thotë në X, dikur Twitter, se gjiganti i Bundesligas po e monitoron De Zerbin, edhe nëse ish-trajneri i Sassuolos nuk është objektivi kryesor.
Sipas spekulimeve, Xabi Alonso kryeson listën e dëshirave të bavarezëve për sezonin e ardhshëm, por nëse një marrëveshje me ish-mesfushorin e tyre dështon, atëherë De Zerbi do të ishte një nga opsionet e para të konsideruara.
Eksperti gjerman i transferimeve konfirmon se De Zerbi kërkohet edhe nga Barcelona dhe është ‘shumë i vlerësuar’ në “Camp Nou”.