Plazhet në Sydney të Australisë janë rihapur pasi autoritetet hoqën mijëra topa të zinj misteriozë që testet zbuluan se ishin formuar nga kimikate të ngjashme me ato në produktet e bukurisë dhe pastrimit.
Rreth 2 mijë topa, disa me madhësinë e topave të golfit, janë hedhur nga deti në të gjithë Sydney qe nga e marta, duke detyruar mbylljen e tetë plazheve, përfshirë edhe plazhin ikonik Bondi. Për shkak të frikës se mund jenë shumë toksikë, filloi një operacion i madh pastrimi.
“Ne tani mund të konfirmojmë se ata përbëhen nga acide yndyrore, kimikate në përputhje me ato që gjenden në produktet e pastrimit dhe produktet e bukurisë dhe disa vaj karburanti,” tha ai.
Agjencia e Mjedisit e Uellsit të Ri Jugor tha se testimi laboratorik po vazhdonte për të përcaktuar se nga erdhën topat.Plazhet në Sydney, të njohura për rërën e tyre të artë dhe detin e pastër, tërheqin turistë nga e gjithë bota.