Zbulohet lista e futbollistëve që po kërkojnë sauditët, në mesin e tyre edhe Modriq
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndonëse Dinamo ka bindur aktivisht Luka Modriqin që të rikthehet në Zagreb gjatë verës, nëse vendos të largohet nga Real Madridi, prej disa kohësh, në anën tjetër të botës, po krijohen plane krejtësisht të ndryshme. Modriq është interesant për Arabinë Saudite, përkatësisht fondin e saj investues, i cili ka kohë që blen në mënyrë aktive lojtarë për të gjitha klubet në ligë. Ditën e djeshme ka dalë lista me emrat e lojtarëve që sauditët duan të sjellin në ligën e tyre gjatë verës dhe është publikuar nga gazetari italian Rudy Galetti.

Në listë janë Mohamed Salah (Liverpool), Luka Modriq (Real Madrid), Romelu Lukaku (Roma), Kevin de Bruyne (Manchester City), Casemiro (Manchester United), Heung-Min Son (Tottenham). Lojtarët do të mund të zgjedhin klubin me të cilin do të nënshkruajnë. Katër opsione janë në tryezë Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli. Këto katër klube janë në pronësi të fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025