Raportet në Itali thonë se Paris Saint-Germain nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për yllin e Napolit, Victor Osimhen, por sipas “Il Corriere dello Sport”, Partenopei shpreson të arrijë një marrëveshje me skuadrën e Ligue 1 brenda dhjetë ditëve të ardhshme.
Osimhen pritet të largohet nga Napoli këtë verë, por skuadra italiane është ende në pritje të një klubi të gatshëm të përputhet me klauzolën prej 130 milionë eurosh të sulmuesit, raporton KosovaPress.
“Sky Sport Italia” raportoi të hënën mbrëma se PSG ishte e gatshme të lejonte Napolin të zgjidhte mes tre futbollistëve të tyre për një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para.
“Corriere dello Sport” këmbëngul se presidenti i Napolit, De Laurentiis pret të shesë Osimhen për afro 130 milionë euro, por është ende i hapur për të diskutuar marrëveshjet e mundshme shkëmbimi.