Zbriten pagat, punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga nesër bojkotojnë punën
Lexohet për: 2 min.
1.SPSPK-Jusuf-Azemi-2022-1-of-8-4
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë ka njoftuar komunën e Prishtinës se punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet nga nesër do të punojnë vetëm me nga 2 orë gjatë orarit të punës, ndërsa për pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.

Ky bojkot i punës, sipas kësaj sindikata po ndodhë për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave  me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Kryetari i FSPSP-së, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim(300 euro), atëherë këta punëtor nga e hëna do të futën në grevë.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë, “Dardania”, “Gjergj Fishta” , “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashri”, “Asim Vokshi”, “Mehmet Gjevori”, shkolla këto fillore, dhe shkollat e mesme Ekonomia dhe Bujqësia ato te mesme që nga nesër do të punojnë vetëm nga 2 orë gjatë orarit të punës, pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave  me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ndryshon shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro, qa është shkelje ligjore e procedimit të tillë. Nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim atëherë këta punëtorë nga e hëna do të futën në grevë”, ka njoftuar kryetari Azemi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025