Rreth 100 qytetarë serbë kanë mbajtur të premten në veri të Mitrovicës 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht gati tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.
Në këtë mënyrë ata u solidarizuan me qindra mijëra qytetarë të cilët po marrin pjesë sot në protestën e gjithëmbarshme në Serbi, në mbështetje të studentëve të cilët po luftojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.
Në protestë u panë pankarta me mbishkrime "Më së vështiri është ta zgjosh njeriun i cili bëhet sikur flenë", “dora e përgjakur” dhe të ngjashme, ndërsa u dëgjuan brohoritjet "Vuçiq në burg".
Në anën tjetër, parlamenti studentor i të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka dalë kundër kësaj proteste. "Ai që ju mbështetë, po na vret. Distancohuni nga Kurti dhe të tjerët që duan copëtimin e Serbisë" është titulli i ftesës për studentë nga ana e këtij parlamenti studentor.