Zbatimi i plotë i marrëveshjes, Lajçak takon Bislimin
Lexohet për: 1 min.
ggewgew
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka pritur sot në takim kryenegociatorin Besnik Bislimi, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Diplomati sllovak ka shkruar në platformën X se po bëhen përgatitje për takimin e radhës mes kryenegociatorëve në Bruksel.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Ne diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar ai.

Bislimi dje ka bërë të ditur se është duke punuar për një takim të radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo ende nuk është caktuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025