Zajednica është plani me monstruoz i shkatrrimit të Kosovës, Kryeministri Kurti ka të drejtë!
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Zajednica është plani me monstruoz i shkatrrimit të Kosoves, përbrenda, dhe i interferimit të Serbisë, drejtperdrejtë. Marrëveshja nuk qetëson situatën, perkundrazi acaron raportet e brendshme ndërkomunale dhe kadastrale, duke vendosur kufijë të ri brenda Kosovës, duke u përpjekur ta dobësojë ndikimin e pushtetit qendror dhe të forcoj atë lokal, duke nxitur bisedime të reja ndërmjet kryetarëve të komunave, per të neglizhuar dhe qitur jashtë loje ministrinë e pushtetit lokal.

Qytëtarët janë në lajthitje dhe ata mashtrohen përmes intërpretimeve të lodhshme dhe të arsyetimeve bajatë të kakofonëve qeveritarë, duke manifestuar egërsi banale të kercnimit. Jane të çoroditshme përpjekjet e këtij kori mjeranësh se marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën, po t’ishte ashtu ajo do t’ishte pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare e pakos Ahtisaari, kështu si është as që është debatuar ndonjëherë, nga vetë Ahtisaari, përndryshe është dashur të kërkohet mendimi i tij meritor, si autor, jo të luhet vend e pavend me projektin nën autoresinë e tij.

Çështja është qe Serbia përmes hekurudhës, qe do të investoje BE, si pjesë e projektit rrugor dhe hekurudhor me koridoret ndërkombëtare do të lidhe tërritorialisht “Zajednicen” me Serbinë, dhe administrata e Kosovës as që do të ketë qasje se çka transportohet, si palë më e dobët. Serbia me kufizimet e reja tërritoriale, tashmë kadastrale, do të bëjë ndryshime në dokumentet origjinale kadastrale, meqë qëllimisht nuk ia ka dorëzuar Kosovës, duke futur risitë kadastrale që rrjedhin nga “Zajednica (pse Serbia nuk dorëzojë planet origjinale kadastrale deri me tash?

Sepse Gjykatat pranojnë vetëm dokumentët origjinale) mund të inskenoj edhe probleme të reja, tash per tash kadastrale më vonë edhe aspirata të drejtperdrejta territoriale, por edhe pronësore, ky është vetëm fillimi! Dhe pranimi i heshtur i qytetarëve ndaj “Zajednices” do të thotë vdekje e heshtur e territorit të Kosovës në t’ardhmen. Kryeministri Kurti ka të drejtë!!!  
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025