Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës njoftojnë hapjen e aplikimeve në Young Cell Scheme Round XI (YCS), program i BE-së për bursa pasuniversitare për qytetarët e Kosovës, i cili aktualisht zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli i Selanikut, Greqi, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë. Aplikimet janë të hapura nga e shtuna 6 prill 2024 deri të martën 30 prill 2024 në orën 17:00 CET.
Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të ndjekin programin Master, një ose dy-vjeçar, në universitete në shtetet anëtare të BE-së. Programi i Bursave funksionon kryesisht në anglisht dhe do të ofrojë deri në 30 grante të plota. Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë si dhe për nëpunësit civilë të cilët kanë diplomë në integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci dhe kualifikim të ngjashëm akademik.
https://ycskosovo.org deri të martën, 30 prill 2024 në orën 17:00 CET.
Rregullat e procedurës dhe linku për regjistrimin janë në dispozicion online në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org.
Young Cell Scheme Rounds XIII-XIV-XV është një program bursash i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, dhe i zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli i Selanikut, Greqi, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.