Fred (40), ish-lojtar i kombëtares braziliane, ka përjetuar një situatë të tmerrshme në Rio De Zhaneiro.
Sulmuesi i pensionuar, i cili sot punon si drejtor i departamentit të sportit të Fluminense, po kthehej në shtëpi nga stadiumi "Maracana" pas fitores së klubit të tij ndaj Sao Paulos (1:0).
Ai kaloi rreth 20 sekonda në një pozicion të tillë para se të kërkonte ndihmë, ndërkohë që anëtarët e bandës ishin larguar tashmë me makinën e tij.
Daily Mail shkruan se tre persona me një makinë të bardhë kanë ndjekur Fredin, ndërsa dy të tjerë me motoçikleta kanë ndjekur për të parë nëse po vinte policia. Përveç makinës, Fredit i është vjedhur edhe celulari.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për Cruzeiro, Lyon dhe Atletico Mineiro. Ai grumbulloi 39 paraqitje dhe 18 gola për kombëtaren braziliane. Ndër të tjera, ai luajti në kampionatet botërore në vitet 2006 dhe 2014.