Ylli i Zvicrës: Ne treguam që në sekondën e parë se donim shumë të fitonim kundër Italisë
Lexohet për: 1 min.
24-Wiedmer
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Kombëtares së Zvicrës, Fabian Rieder ka folur për mediat pas kualifikimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Zvicra e eliminoi Italinë në raundin e 16-të finales, duke e mposhtur 2:0 në “Olympiastadion” të Berlinit, raporton KosovaPress.

Rieder tha se Zvicra e meritoi fitoren se tregoi një “paraqitje vërtet të mirë”.

“Ndjenja është e mrekullueshme sepse treguam një paraqitje vërtet të mirë. Ne treguam që në sekondën e parë se donim shumë ta fitonim këtë lojë. Shpirti i skuadrës është i pabesueshëm; të gjithë janë të lumtur, të gjithë vrapojnë për tjetrin dhe mendoj se e treguam këtë në fushë”, tha Rieder.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024