Ylli i bashkohet Pejës në Tiranë për finalen e Ligës Unike
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ylli i bashkohet Pejës në Tiranë për finalen e Ligës Unike
New Project (43)
25/03/2026 - 21:31
Linku u kopjua

Golden Eagle Ylli ka siguruar biletën e dytë për në finalen e madhe të Ligës Unike, pasi mposhti Besëlidhjen e Lezhës me rezultatin 63:76.

Therandasit treguan pjekuri dhe dominim në parket gjatë gjithë gjysmëfinales, duke mos lejuar befasi nga skuadra lezhjane dhe duke konfirmuar formën e tyre të lartë në këtë fazë vendimtare të turneut që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Me këtë fitore, skena është gati për duelin e madh të së enjtes mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që do të luhet në orën 18:00 për të përcaktuar kampionin e ri mbarëkombëtar.

Para finales, në orën 15:00, Vëllaznimi dhe Besëlidhja do të ballafaqohen për vendin e tretë, duke përmbyllur kështu një festë të vërtetë të basketbollit që ka mbledhur skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria në Tiranë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026