Mosmarrëveshja mbi Tajvanin mund t’i çonte marrëdhëniet në një rrugë të rrezikshme, ka thënë udhëheqësi kinez, Xi Jinping derisa ka shtuar se nëse trajtohet keq mund të çojë në konflikt dhe në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Në takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, Jinping raportohet të ketë thënë po ashtu se bisedimet tregtare po bënin përparim në fillim të një samiti dyditor të enjten.
Me vlerësimet e miratimit të Trump të dëmtuara nga lufta e tij me Iranin , vizita e parë e një presidenti amerikan te rivali kryesor strategjik i Amerikës që nga udhëtimi i tij i fundit atje në vitin 2017 ka marrë një rëndësi të shtuar.
Pas një ceremonie hapjeje ku u shfaq një roje nderi dhe turma fëmijësh që valëvitnin me entuziazëm lule dhe flamuj, Xi hapi samitin duke i thënë Trump se marrëdhëniet e qëndrueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë i sjellin dobi të gjithë botës.“Je një udhëheqës i shkëlqyer, ndonjëherë njerëzve nuk u pëlqen që e them, por unë e them gjithsesi”, u përgjigj Trump.
“Ka nga ata që thonë se ky mund të jetë samiti më i madh ndonjëherë”, shtoi ai.
Xi gjithashtu hapi çështjen e Tajvanit, ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike të pretenduar nga Kina dhe të armatosur nga Shtetet e Bashkuara.