Kurti: Duhet të kemi opozitë të re, kjo është në rënie të lirë
5-Fifth
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Duhet të kemi opozitë të re, kjo është në rënie të lirë
kurti ne kuvend
29/04/2026 - 00:30
Linku u kopjua

Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ashpër opozitën gjatë fjalimit të tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, pak minuta para shpërndarjes së këtij institucioni, natën ndërmjet të martës e të mërkurës.

Ai tha se deputetët e pakicës duan zgjedhje, por jo përgjegjësi e pushtet.

“Ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita,  vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje ata janë të vetëdijshëm që zgjedhje nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet , por dëshirojnë që këtë mos ta kemi as ne, veçse për këtë nuk vendosin ata vendosi populli i Kosovës  i cili gjithnjë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona”, tha ai.

Për më tepër, Kurti nuk u ndal së foluri për opozitën, teksa tha se vendi ka nevojë për një tjetër opozitë

“Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë por zanatin e karakterin e  ka të vjetër prandaj edhe janë në rënie të lirë janë duke rënë vazhdimisht në ciklet  elektorale, sa më shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë”, tha ai. “Dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin për besë do të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë. Kjo do të ishte një komedi e bukur sikur të mos ishte gjithë ky mjerim politik,  por edhe mjerimi politik nuk është ndonjë e zë e pakapërcyeshme ajo çfarë e bënë të pafalshme e të pakapërcyeshme janë ato dhjetëra e dhjetëra miliona euro”

Pas kritikave për opozitën, kryetari i Vetëvendosje iu kthye lëvdatave për subjektin e tij politik duke thënë se mbështetja për Lëvizjen vetëm po rritet.

“Mbështetje për neve vetëm sa për rritet demokracia do edhe institucion nuk do vetëm vullnet të qytetarëve nuk do vetëm mbështetje vetëm mbështetje për politikan dhe parti të caktuara dhe këtu është sjellja jo shtetërore e anti institucionale e  opozitës aktuale, ata nuk mund ta zhbëjnë vullnetin e popullit por ata nuk e respektojnë atë dhe përpiqen që të mos marr formë institucionale ky vullnet”, deklaroi ai.

Kurti, që kur bëri këtë fjalim ishte ende kryeministër fuqiplotë, tha se katër partitë opozitare, te të cilat përfshiu edhe Listën Serbe, thjesht, nuk duan ta shohin atë, Vetëvendosjen dhe partnerët e koalicionit të kësaj të fundit, në qeveri.

“Nuk kishin kërkesa për vete kishin inat për neve, kishin mllef ndaj neve por këto nuk janë probleme që unë mund t’i shëroj. Atë që nuk ua ka dhënë populli nuk ua japim dot ne. Në fakt nuk kërkonin asgjë, kërkonin që populli të mos na jap atë që tashmë kishte ndodhur -  mbështetja masive, fitore rekord për neve dhe sot që jemi këtu janë 9 parti politike të pranishme”, deklaroi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026