Xhevdet Pantina i PDK-së: Një popull që ruan kujtesën, ndërton të ardhmen
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Xhevdet Pantina i PDK-së: Një popull që ruan kujtesën, ndërton të ardhmen
Xhevdet Pantina
31/05/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevdet Pantina, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si bazë për ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Pantina ka vlerësuar se historia e Kosovës nuk duhet të mbetet vetëm në arkiva, por të jetë e pranishme në jetën e përditshme të qytetarëve, përmes artit, hapësirave publike dhe institucioneve edukative.

“Historia jonë nuk duhet të mbetet vetëm në arkiva. Ajo duhet të jetojë në art, në sheshe, në shkolla dhe në kujtesën e çdo brezi”, shkruan Pantina në Facebook.

Sipas tij, muralet, memorialet, mozaikët dhe muzetë e luftës janë forma të rëndësishme për nderimin e sakrificës së popullit dhe forcimin e identitetit kombëtar.

“Përmes muraleve, memorialeve, mozaikëve dhe muzeve të luftës, ne nderojmë sakrificën dhe forcojmë identitetin tonë kombëtar. Sepse arti është dëshmi. Kujtesa është identitet”, ka theksuar Pantina.

Zgjedhjet parlamentare mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026