Xhaka vonohet në stërvitje, Embolo: Kjo duhet të të kushtojë
Lexohet për: 1 min.
xhaka embolo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Zvicrës ka filluar stërvitjet në prag të fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Të hënën, skuadra u mblodh në qendrën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin në ora 11:00, por kapiteni Granit Xhaka u vonua dhe u paraqit pak para orës 13:00.

Xhaka erdhi me një Lamborghini Urus dhe me t’u futur në fushë, u ngacmua nga shoku i skuadrës Breel Embolo duke thënë "Kjo duhet të të kushtojë diçka”, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Xhakës i cila ia kthye: “As ju nuk jeni më i mirë se unë në këtë aspekt”, përcjellë KosovaPress.

Të premten pasdite Kombëtarja e Zvicrës do të fluturojë drejt Serbisë, ku të shtunën do të zhvillohet starti kualifikues ndaj Bjellorusisë.

.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025