Xhaka lëshon bombën: Arteta më donte, Arsenali jo
Lexohet për: 2 min.
4-Xhaka
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka ka treguar për “The Athletic” arsyen se pse ai u largua nga Arsenali.

Xhaka u largua këtë verë nga Arsenali, ndërsa iu bashkua skuadrës së Xabi Alonsos në Bundesliga, Bayer Leverkusen, raporton KosovaPress.

Xhaka tha se klubi i Arsenalit nuk tregoi respekt për të, ku i vetmi person që e mbante te “Topçinjtë” ishte trajneri, Mikel Arteta.

“Klubi kishte shumë pak respekt për mua edhe pse unë isha kapiteni. Ishte e qartë që ata donin të më largonin mua sa më shpejtë, përveç një personi, Mikel Arteta. Kur e takova atë për herë të parë, valixhet e mija veçse ishin gati dhe unë isha i gatshëm të hipja në aeroplan. Me zemër dhe shpirte unë veçse isha larguar nga Arsenali”, tha Xhaka.

“I thash atij, ‘E vetmja zgjidhje për mua është të largohem’. Mikel më tha mua se ai do që unë të qëndroj. Por nuk isha i sigurt. Mbaj mend që fola me babin në atë kohë. Ai më tha: ‘Shkojmë’. Për herë të parë më tha të ikja. Ai tha se nuk kishte të ardhme për mua në Arsenal. Nuk mund ta imagjinoja veten duke luajtur përsëri për Arsenalin. Unë i thashë: ‘Unë thjesht dua të jem diku ku fansat nuk më ngacmojnë’. Por ai ishte aq bindës. Për herë të parë në jetën time, mora një vendim pa folur më parë me familjen time. U ngrita dhe thashë: ‘Në rregull, do të qëndroj’. U përqafuam dhe që nga ajo ditë u ktheva në stërvitje dhe më dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur”, shtoi më tej Xhaka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025