Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre.
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent.
Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja. Për këto intervenime, drejtori Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.
Buxheti i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për 2024 gëzonte 180 milionë euro, prej të cilave deri më tash janë shpenzuar 90 për qind e mjeteve.Kujtojmë, në vitin që sapo e lamë pas, Ministria e Shëndetësisë ka rinovuar disa reparte në Gjinekologji dhe Obstetrikë, Emergjencë, Onkologji, Urologji, Radiologji, derisa është përuruar edhe aneksi i Ortopedisë.