Xhaka e Shaqiri startojnë ndaj Rumanisë
Lexohet për: 1 min.
11-Shaqiri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Derisa Kosova do të ballafaqohet me Bjellorusinë në Budapest, nga ana tjetër lajme të mira priten edhe nga ballafaqimi ndërmjet Zvicrës dhe Rumanisë.

Një fitore eventuale e Kosovës, e përcjellë edhe nga një fitore e helvetikëve kundër Rumanisë do të ishte një skenar tejet i volitshëm për “Dardanët”, raporton KosovaPress.

Kjo pasi Rumania është e dyta në grupin I me shtatë pikë dhe në një rast të tillë, Kosova do t’i ofrohej në vetëm një pikë vendit të dytë.

Për fitoren e Zvicrës pritet të ndihmoj shumë dyshja kosovare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri të cilët do të luajnë nga minuta e parë.

https://kosovapress.com/admin/formacionet-zyrtare-bjellorusi-kosove-giresse-me-ndryshime-ne-sulm/

Ky është formacioni i Zvicrës: Sommer, Rodrigues, Akanji, Elvedi, Freuler, Xhaka, Zakaria, Fernandes, Vargas, Shaqiri, Amdouni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025