Xhaferi: Një apo 100 ditë, unë do ta kryej detyrën e kryeministrit me nder
Lexohet për: 1 min.
wwerew
1 vit më parë
Linku u kopjua

Talat Xhaferi ka prezantuar para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, duke thënë se prioritetin e parë do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë të drejt dhe demokratike.

Xhaferi duke paraqitur programin e qeverisë teknike, tha se këtë përbërje të qeverisë kalimtare e propozon në bazë të marrëveshjeve të partive më të mëdha politike parlamentare në vend, ku prioritet do të ketë organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Sipas tij, duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike parlamentare dhe është vazhdim i qeverisë paraprake që punonte me programin e punës së qeverisë 2022-2024, dhe se ai e qeveria obligohen të vazhdojnë me zbatimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara.

Ai elaborati shkurtimisht prioritetet strategjike dhe shtetërore të qeverisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025