Xhaçka takoi Dendias: Çështja ‘Beleri’ nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me Greqinë
Lexohet për: 1 min.
Shqiperia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka takuar në Bruksel homologun e saj grek, Nikos Dendias. Ata kanë biseduar për çështjen “Beleri” për çka Xhaçka ka thënë se kjo çështje gjyqësore nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.

https://kosovapress.com/admin/akuzohet-per-shitblerje-votash-arrestohet-kandidati-i-bashke-fitojme-per-himaren/

“Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë”, ka shkruar Xhaçka.

https://kosovapress.com/admin/dash-per-arrestimin-e-fredi-belerit-autoritetet-te-zbatojne-ligjin/

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri, ishte arrestuar nën dyshimin për blerje të votës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025