William Walker në hapjen e fushatës të Koalicionit për Familjen, a ka ndryshuar bindjet politike?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
WilliamWalker
2 orë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori William Walker ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës nga Koalicioni për Familjen.

Ai është përshëndetur nga kandidatët për deputet që garojnë nga radhët e këtij koalicioni në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, nuk dihet nëse ambasadori Walker ka ndryshuar edhe bindjet e tij politike, kur dihet se më parë ka mbështetur qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

KosovaPress ka bërë përpjekje të merr një deklaratë nga ambasadori Walker, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025