Wilder: Joshua është i thyer para luftës me Usyk
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Deontay Wilder, beson se Anthony Joshua duket "i thyer" para revanshit të tij me Oleksandr Usyk të shtunën mbrëma.

Wilder e di se si është të vuash mendërisht pas humbjes së titullit të peshave të rënda dhe beson se Joshua po tregon shenja se ai mendërisht nuk është 100 për qind këtë javë.

"Ai duket më i thyer apo diçka e tillë, ndoshta është sepse ai po mësohet me mungesën e titujve dhe tani situata ka ndryshuar. Sepse ndonjëherë ju keni diçka për kaq shumë kohë dhe pastaj situata merr kahje tjetër, është jo e lehtë të mësohesh me këtë ndryshim.”, tha Wilder.

"Është thjesht mendimi im për gjërat. Ndoshta mund të jetë presioni se si të bëhesh kampion dhe ai thjesht është vetvetja. Kam parë shumë njerëz që flasin për disa gjëra që ai ka bërë jashtë ringut.”, shtoi ai.

Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Usykut do të zhvillohet në orët e vona të së shtunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024